Rrëfimi i Gerhard Veizit
2024-09-14 16:45:16

Arti për mua, nëse do ta përkufizoja sa më shkurt, është manifestimi i së bukurës në forma të ndryshme. Pra, art nuk quajmë vetëm formën e muzikës apo pikturës, pra çfarë janë format klasike të artit. Për mua art është edhe një formë gatimi, e cila tejkalon funksionin e saj fillestar, nje dizajn i veçantë. Kështu do ta përkufizoja artin: manifestimi i së bukurës në një formë të veçantë.

Artistë në skenën e festivalit (Foto personale)

Artistë në skenën e festivalit (Foto personale)

Unë si datëlindje e vitit 92 që në vegjëli e kemi pasur hip hopin rreth nesh pasi edhe vitet 90-të përkojnë me popullarizimin masiv të këtij zhanri muzikor dhe kulturor. Kujtimet e para të këtij zhaneri mund të jenë: “California love” e Tupac dhe Dr. Dre, mund të jetë Snap me “I've got the power” dhe rrjedhimisht kjo dëshirë për ta dëgjuar, konsumuar këtë kulturë vazhdoi u rrit ndër vite dhe gjithashtu në Shqipëri pati edhe periudhën e break dance ku të gjithë tentuam të bëjmë diçka dhe ishim një grup çunash, që ushtroheshim tek Amfiteatri, tek Liqeni i Tiranës. Pra kjo ishte për ne fillimi i kulturës. E dëgjonim dhe e konsumonim kudo duke përfshirë edhe festivale si Top fest. Në radio kudo ishte bërë hip hopi bujën e saj por ama dashuria dhe pika inpaktuese me këtë si kulturë ka qenë në gjimnaz, diku në moshën 15-të a 16-të vjeç kur i hym pak më thellë tekstit. Nuk ishte më vetëm art forma e të bërit bashkë të disa fjalëve, rimave por tekste që kishin një kuptim, të godisnin në një mënyrë a një tjetër, qoftë për të reflektuar apo për të gëzuar dhe ishte kjo shkëndija e parë që më bëri të thellohem akoma më tej me këtë kulturë. Ta studioja, të dëgjoja albume të tëra artistësh, të dëgjoja edhe kontekstin kulturor-social se nga kishte nisur kjo kulturë dhe sesi u transformua, sesi arriti atë impakt që është sot kultura më inpaktuese globalisht dhe unë kur mora përsipër të që të përfshihesha në skenën kulturore shqipfolëse të hip hopit ishte kur pasi konsumova kaq shumë këtë kulturë, shihja vërdallë që të kishte organizime apo forma të ndryshme të promovimit të kësaj kulture dhe nuk gjeja kund.

Çaste nga festivali (Foto personale)

Çaste nga festivali (Foto personale)

 Mund ta them edhe me shaka, nga “halli” e mora përsipër që të isha unë personi që ta nxiste dhe ta shtynte më tej këtë kulturë dhe kështu e mora nismën pasi nëqoftëse do të kishte qenë dikush tjetër që do ta bënte me shumë mundësi do të isha unë mbështetësi i këtij personi që do të merrej me këtë kulturë. Kështu nisi rrugëtimi im për të promovuar këtë kulturë.

Unë në gjithë këto vite kam mbajtur kapele të ndryshme përsa i përket promovimit të kulturës, kam nisur një emision të formës free-style show, që quhet “Urban kult” për të promovuar artista të rinj, kam menaxhuar ose kuruar karrierat e artistëve të rinj edhe artistëve të njohur. Me kalimin e kohës dhe duke qenë se kisha përvojë në organizim dhe menaxhim eventesh, e pashë të udhës që duhej edhe një event apo një rit që ta festonte, ta bënte bashkë gjithë këtë kulturë dhe që t’i paraqitej audiencës si një kulturë e mirëfilltë, pasi shpesh herë hip hopi humb ndonjëherë edhe në elementet e dhunës, vanitetit, apo edhe glorifikimit të disa elementeve jo aq të këndshëm por që patjetër që janë të pranishëm në botën dhe universin tonë.

Gerhard Veizi gjatë punës (Foto personale)

Gerhard Veizi gjatë punës (Foto personale)

Në edicionin e parë të ShqipHop fest kanë qenë rreth 12-të performues. Një nga qëllimet e ShqipHop është që kjo skenë të bëhet dhe si një nxitës i bashkëpunimeve midis artistëve që janë në zhvillim e sipër me artistë të stabilizuar të tregut, gjithashtu të jetë edhe një vend për t’i dhënë vlerësimin artistëve që tashmë janë veteranë të kësaj kulture. Përtej performancës live të shkëmbejnë edhe një farë eksperiencë mes gjithë këtyre kategorive të artistëve që përmenda. Gjithashtu për artistët e rinj të kenë mundësinë që të thonë kam ndarë skenën me x artist që të jetë edhe një shtysë për vetëbesimin e tyre. Duke qenë se në Shqipëri ka pak mungesa infrastrukturore dhe mekanizma për të promovuar dhe shtyrë më tej artistët e rinj dhe këtë kulturë, kjo mund të ishte edhe një shtysë në vetëbesimin e tyre për ta vazhduar ëndrrën dhe rrugëtimin e tyre duke performuar përpara një publiku të gjerë.

Kjo ishte back story i ShqipHop-it të parë ku kishim artistë si Buta, Lluni, Killua dhe gjithashtu brenda mendjes time ishte  (përfshirë edhe ShqipHop 3) si një triologji konceptesh për ta treguar dhe në mënyrë simbolike sesi kjo kulturë është zhvilluar, por ta jepnim edhe ne nëpërmejt organizimit. Prandaj organizimi i parë ka qenë tek parkingu nëntokësor tek sheshi Skënderbej, për të treguar që hip hopi vjen si kulturë nga underground-i, nga nëntoka, nga getot. Tek i dyti ,ne dolëm tek sheshi Italia për të qenë në një shesh të madh, duke  treguar periudhën e masivizimit të kulturës të viteve 90-të.

Këngëtar i huaj në festival (Foto personale)

Këngëtar i huaj në festival (Foto personale)

Në edicionin e tretë  me Rich the Kid treguam që po shkojmë në nivel ndërkombëtar dhe i dhamë një lloj tributi muzikës trep, e cila ka dominuar masivisht kulturën hip hop në dhjetë vitet e fundit dhe për të bërë një pasqyrë të kësaj kulture. Në ShqiHop-in e dytë kemi patur rreth pesëmbëdhjetë performanca ku kanë marë pjesë Ledri Vula, Elai, grupi Enar, West side family edhe 2 Farm. Ndërsa tek i treti përveç yllit ndërkombëtar Rich the Kid kishim Butën, Big Basta, La Fazan, Killua, Bleta përtace e shumë artistë të rinj.

ShqipHop fest sapo mbylli edicionin e tij të tretë dhe dëshira jonë shumë e madhe është që kjo formë e të festuarit të kësaj kulture të përhapet në të gjithë Ballkanin edhe më gjërë ku ka diasporë shqipfolëse. Mendoj që kultura hip hop dhe muzika në përgjithësi ka bërë një punë shumë të mirë për të sheshuar apo për të zbutur disa gjëra që edhe politika nuk ka arritur t’i bëjë ndër vite midis trevave shqiptare. Do të donim shumë që të kishte një ShqipHop në Prishtinë, në Shkup, në Mal të Zi dhe përse jo nëpër vende ku kemi diasporë mjaftueshëm që të krijojmë një atmosferë dhe një ambjent për ta festuar këtë kulturë.

Logo e festivalit (Foto personale)

Logo e festivalit (Foto personale)

Mendoj që është shumë e vështirë përsa kohë që nuk kemi një rrugëtim për këtë lloj gjëje në Shqipëri dhe mungesa e mekanizmave dhe infrastrukturës ta vështirëson shumë këtë punë. Por një nga gjërat e tjera që ta vështirëson shumë këtë punë është edhe egoja e artistit. Unë e vlerësoj egon e artistit, por duhet të ketë edhe kjo një balancë dhe duke marë parasysh këtë dua të them që puna e fortë e mund talentin sa herë. Pra besoj edhe artistë të tjerë të njohur siç është rasti i Noizit, i cili e tha shumë sinqerisht që: “Unë nuk mendoj që jam as tek pesë më të mirët por jam më i suksesshmi sepse unë çohem dhe punoj gjithë ditën për suksesin.” Eshtë shumë e vështirë por ka edhe momentet e veta të bukura dhe shpërblyese dhe për më tepër mua më ka dalë më mirë me artistë që kanë qenë gjysëm të afirmuar apo shumë të afirmuar, që më kanë vlerësuar më tepër në punën time sesa artistët e rinj. Këtë e mirëkuptoj deri diku, pasi artistët e rinj nuk kanë pasur shumë përvojë edhe mbase edhe përvojën e parë e kanë pasur me mua dhe nuk kanë pasur një shëmbull tjetër për ta krahasuar punën time me punën e dikujt më përpara. Artistët që kanë disa vite në treg mund të kenë provuar shumë marrëveshje apo marrëdhënie të ndryshme dhe kanë qenë ata që më kanë vlerësuar dhe më janë vetëofruar për bashkëpunime.

Pamje nga festivali (Foto persnale)

Pamje nga festivali (Foto persnale)

Mua më frymëzon kultura hip hop dhe them që feja ime është kultura hip hop pasi në thelbin e saj dhe në rrënjën e saj është e vërteta dhe mendoj që e vërteta të gjithëve na çliron dhe na kursen shumë kohë. Kjo është një nga arsyet kryesore që mua më nxit  për të shtyrë ditët që të vazhdojmë të jemi në këtë planet.

Të them të drejtën mendoj shumë për afatgjatën, por më i fokusuar jam tek puna e përditshme dhe nuk më intereson që të kem një titull apo një emërtim për punën time, por shpresoj shumë që puna ime të ketë duk dhe të ketë krijuar sadopak një farë inpakti apo vlerë. Ky është shpërblimi më i madh. Pastaj titujt nuk i dihet, pasi unë merrem me shumë gjëra kështu që po ja lë rrugës dhe kohës ta tregojë.

Nëse do të kisha përballë Gerin 17-të vjeç ajo që do t’i thoja është që të shkojë dyfish më i fortë sesa kam shkuar unë për të ndjekur vizionin apo dëshirat e mia dhe që të mos tutet në asnjë moment, pasi vetëm rruga e nisur të tregon nëse e ke pasur mirë apo keq. Pra mos të dëgjojë llafet e të tjerëve, por vetëm dëshirën dhe pasionin e tij të brendshëm.

Përgatiti Jerida Sakaj