BQE-ja ul normën bazë të interesit në 3.5%
2024-09-14 18:35:16

foto nga VCG

foto nga VCG

Banka Qendrore Europiane uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje në 3.5%.

Ndryshimi i normave të interesit mund të ndihmojë në kontrollin e inflacionit. BQE-ja e uli për herë të fundit normat e saj në qershor, përpara se t’i mbante ato të qëndrueshme në muajin korrik, shkruan “ATSH”.

Inflacioni në Eurozonë ra në 2.2% në baza vjetore në gusht, më i ulëti që nga viti 2021, por bankat qendrore kanë paralajmëruar se inflacioni bazë, duke përjashtuar treguesit më të paqëndrueshëm si çmimet e energjisë dhe të produkteve ushqimore, mbetet në 2.8%.

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

BQE-ja e mori vendimin e saj bazuar në një vlerësim të përditësuar të perspektivës së inflacionit dhe paralajmëroi se inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit të vitit.

Ulja e normave të interesit është gjithashtu një mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike duke e bërë më të lirë marrjen e parave për individët dhe bizneset.

Disa vende europiane, përfshirë Gjermaninë, po luftojnë për të arritur rritje këtë vit. (Irma)