Emigrantet ne Greqi (Foto Atsh)
Një anije-cisternë ka shpëtuar 38 emigrantë në jug të ishullit të vogël grek të Gavdos, raportuan mediet greke, duke cituar Rojat Bregdetare, shkruan “ATSH”.
Emigrantët nga Sudani, Libia dhe Siria thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në Gavdos. Ata pritet të transferohen në ishullin e Kretës, i cili shtrihet pothuajse 40 kilometra në veri.
Gavdos ka vetëm objekte të kufizuara për të akomoduar dhe ushqyer njerëzit për një periudhë të gjatë.
Sipas informacioneve paraprake nga burimet e Rojës Bregdetare greke, emigrantët besohet se janë nisur nga Libia.
Kohët e fundit është rritur numri i emigrantëve që kalojnë nga Libia në Greqi dhe në këtë mënyrë drejt Bashkimit Europian.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri të ditur se rreth 3000 emigrantë mbërritën në Kretë dhe Gavdos nga fillimi i vitit deri më 8 shtator. (Irma)