IBT Berlin (Foto Atsh)
Shqipëria do të jetë vendi i nderit në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”.
Në faqen zyrtare të “ITB Berlin” promovohet Shqipëria, duke ftuar adhuruesit e natyrës për të eksploruar bukurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë.
“Si vendi mik i “ITB Berlin 2025”, Shqipëria është një destinacion në rritje për entuziastët e aktiviteteve në natyrë, duke ofruar peizazhe mahnitëse të përshtatshme për hiking, rafting, parashutizëm dhe vrojtimin e shpendëve”,- shkruhet në postimin e “ITB Berlin”, bën të ditur “ATSH”.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes rrjeteve sociale, bën të ditur se në këtë ngjarje prestigjioze, Shqipëria do të prezantojë peizazhet mbresëlënëse dhe mundësitë e shumta për turizëm natyror.
Ky është një hap i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të tërhequr vizitorë që kërkojnë aventura në natyrë. (Irma)