Deti i Kinës Jugore është një rrugë jetike tregtare, ku kalojnë më shumë se 3 bilionë dollarë mallra dhe produkte të transportuara me anije çdo vit, rreth 60% e tregtisë globale detare. Deti i Kinës Jugore është i pasur me burime natyrore, duke përfshirë naftën, gazin dhe peshkimin. Një përqindje e konsiderueshme e tregtisë globale kalon përmes Detit të Kinës Jugore, duke e bërë kontrollin e tij strategjikisht të rëndësishëm.
Tensionet midis Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore datojnë nga viti 1999 kur një anije filipinase u ankorua në shkëmbinjtë detarë për shkak të një defekti mekanik. Prej 25 vjetësh janë shënuar përplasje të përsëritura mes rojeve bregdetare kineze dhe filipinase.
foto: VCG
Hapësira detare e Detit të Kinës Jugore është nevojë jetike për qarkullimin e mallrave të eksport-importit kinez, të cilat kanë një volum të qarkullimit të mallrave më të madhin në botë. Kina është eksportuesja e dytë më e madhe e mallrave dhe qarkullimi i tyre vetëm në këtë hapësirë detare kap shumën prej 3 bilion dollarësh amerikanë. Për këtë arsye kjo hapësirë detare e qarkullimit të mallrave konsiderohet edhe si autostrada detare e Kinës.
Por në hapësirën e Detit të Kinës Jugore ka shumë ishuj të vegjël, shumica të pabanueshëm, të cilët i pretendojnë disa shtete të tjera të rajonit. Aktualisht janë Filipinet në konflikt të hapur në pretendim të këtyre ishujve.
Rastet e përplasjeve midis dy shteteve janë shtuar sidomos pas vitit 1999. Mund të përmenden ato të vitit 2012 ose 2016, si dhe të dhjetorit të kaluar, deri në ditët e sotme. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar shefi i diplomacisë kineze paralajmëroi se marrëdhëniet midis Kinës dhe Filipineve janë në nivelin e paralizës. Prej kësaj kohe përplasjet vazhdojnë.
foto: VCG
Lidhur me incidentet e muajve të fundit në det, njëra përfshinte një anije filipinase që u përplas me një anije kineze. Ministria e jashtme e Kinës nëpërmjet një deklarate theksoi gatishmërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Filipinet përmes dialogut dhe negociatave. Deklarata akuzon Filipinet se po vepronin me keqbesim duke u përpjekur të dërgonin në mënyrë të paligjshme materiale ndërtimi në anijen e saj ushtarake të bllokuar në Ren’ai për ta përforcuar atë në objekte të përhershme.
Më 20 dhjetor 2023, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha homologut të tij filipinas se vështirësitë e rënda me të cilat përballen marrëdhëniet Kinë-Filipine janë të rrënjosura në faktin se Filipinet ndryshuan qëndrimin politik, duke refuzuar premtimet, duke provokuar vazhdimisht telashe në det dhe duke minuar legjitimitetin e Kinës.
Diplomacia kineze ka theksuar shpesh faktin se Kina kërkon që Filipinet të respektojnë faktet dhe të zbatojnë konsensusin e arritur mes dy vendeve, duke u nisur në rrugën e dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
foto: VCG
Pikërisht për këtë është krijuar Mekanizmi Dypalësh për Detin e Kinës Jugore, i cili u mblodh të mërkurën në Pekin, i kryesuar nga zv.ministri i Jashtëm kinez Chen Xiaodong dhe nënsekretarja e Punëve të Jashtme të Filipineve Maria Theresa Lazaro.
Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së jashtme të Kinës thuhet se “Të dyja palët patën një shkëmbim “të sinqertë dhe të thelluar” pikëpamjesh lidhur me çështjet detare, veçanërisht atë të gumës Xianbin” Gjithashtu në deklaratë thuhet se pala kineze përsëriti qëndrimin e vet parimor dhe i kërkoi palës filipinase që të tërhiqte menjëherë anijet nga ujërat përkatëse. Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të ruanin komunikimin nëpërmjet kanaleve diplomatike, si mekanizmi konsultativ dypalësh, thuhet në deklaratë.