Kryeministri britanik: Nevojitet reformim i shërbimit shëndetësor
2024-09-13 14:53:56

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë së Madhe (NHS) duhet të reformohet ose të vdesë, deklaroi kryeministri Keir Starmer.

Foto nga VCG

Kryeministri britanik Keir Starmer(Foto nga VCG)

Ai theksoi se do të përcaktojë planet e tij për trajtimin e listave të gjata të pritjes, përmirësimin e shëndetit të vendit dhe zhvendosjen e fokusit drejt shërbimeve komunitare, pas publikimit të një raporti nga shefi i Kirurgjisë në “Imperial College London” dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ara Darzi, i cili zbuloi se NHS-ja është në telashe serioze, shkruan “ATSH”.

Raporti i përfunduar në nëntë javë, diagnostikon problemet në NHS dhe përcakton temat që qeveria duhet t’i përfshijë në një plan 10-vjeçar për reformimin e shërbimit shëndetësor.

Raporti argumenton se NHS-ja po përballet me kërkesë në rritje për kujdes, pasi njerëzit jetojnë më gjatë, shoqëruar me produktivitet të ulët në spitale dhe moralin e dobët të stafit.

“Rrisni taksat për njerëzit që punojnë për të përballuar kostot gjithnjë e më të larta të një popullsie në plakje, ose reformoni për të siguruar të ardhmen e saj. Ne e dimë që njerëzit që punojnë nuk mund të përballojnë të paguajnë më shumë, kështu që ose reformohemi ose vdesim”,- tha Starmer.

Starmer do të zotohet të punojë në tre fusha themelore të reformës për ta bërë NHS-në të përshtatshme për të ardhmen. (Irma)