Mbi 179 persona humbën jetën nga tajfuni “Yagi” në kryeqytetin e Vietnamit
2024-09-13 16:55:56
Tajfuni ne Vietnam/CFP
Të paktën 179 persona kanë mbetur të vdekur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, si pasojë e tajfunit “Yagi”, i cili ka goditur veriun e vendit.
Mijëra persona u evakuuan pranë vendit ku ka goditur tajfuni më i fuqishëm i Azisë këtë vit, shkruan “Panorama”.
Si pasojë e stuhive dhe shirave të dendur, është shkaktuar edhe shembja e një ure, pranë Lumit të Kuq.
Përveç viktimave, edhe 145 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ka njoftuar qeveria.
Ndërmarrja shtetërore e Energjisë Elektrike e Vietnamit, EVN, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë nga disa pjesë të përmbytura të kryeqytetit, për shkaqe sigurie. (Irma)
Lajmet Kryesore