Britania akordon ndihma ushtarake për Ukrainën
2024-09-13 15:24:39
Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, gjatë vizitës në Kiev, së bashku me homologun amerikan Antony Blinken, njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 600 milionë paund (mbi 700 milionë euro), shkruan “ATSH”.
Foto nga VCG
Qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra mijëra predha artilerie dhe mjete të blinduara pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.
“Krahas SHBA-së, ne jemi të përkushtuar t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet për t’i rezistuar konfliktit në vazhdim me Rusinë”,- theksoi Lammy. (Irma)
Lajmet Kryesore