Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën në 749 milionë euro
2024-09-12 15:59:05

Te ardhura (Foto ATSH)

Te ardhura (Foto ATSH)

Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e dytë dhe në të gjithë 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se investimet e huaja direkte arritën në 395 milionë euro në 3-mujorin e dytë, me rritje 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “ATSH”.

Për 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, me rritje  8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve të huaja i adresohet flukseve të reja investuese, por dhe fitimeve të riinvestuara nga investitorë ekzistues. 52% e totalit të investimeve të huaja direkte ishin injektime të reja të kapitalit, ndërsa 47% ishin fitime të riinvestuara.

Investimet e huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 25%, në sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 14%, të hidrokarbureve në masën 13%, të energjetikës në masën 13%, si dhe komunikacionit në masën 4%. (Elona)