BSH: Të ardhura rekord nga turizmi, 1.95 miliardë euro 6 muajt e parë të vitit
2024-09-12 14:55:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të ardhurat nga turizmi në ekonomi po ndjekin trendin në rritje të qëndrueshme, duke shënuar rritje progresive nga viti në vit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi arritën rekordin e 1.95 miliardë eurove në 6-mujorin e parë të vitit, me një rritje prej 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën të ditur “ATSH”.

Të dhënat konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it, 4.5 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat zyrtare të BSH-së konfirmojnë rolin gjithnjë e më të madh të turizmit në ekonominë shqiptare.

Të ardhurat nga turizmi mbuluan më shumë se 40% të deficitit tregtar në mallra të ekonomisë shqiptare. Turizmi gjithashtu po jep një kontribut kryesor në përmirësimin e ekonomisë shqiptare, me deficitin më të ulët të llogarisë korente.

Gjithashtu, referuar shifrave, prej vitesh bilanci i udhëtimeve është pozitiv, me të huajt që sjellin më shumë valutë sesa nxjerrin udhëtarët shqiptarë jashtë. (Elona)