Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë njoftuar sanksione të reja ndaj Iranit, pas njoftimeve për furnizimin e Rusisë me raketa balistike, duke përfshirë kufizime në aftësinë e “Iran Air” për të fluturuar në hapësirën europiane, shkruan “RTSH”.
Foto nga VCG
Midis masave të reja, të cilat u njoftuan gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Londër, janë edhe ndalimet e udhëtimit për një sërë zyrtarësh ushtarakë iranianë.
Blinken tha se rusët ishin trajnuar nga forcat iraniane për të përdorur raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe ato mund të përdoreshin brenda pak javësh.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se dërgesat iraniane shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm ndaj konfliktit në Ukrainë. (Elona)