Çfarë tregon publikimi i një note diplomatike mbi luftën informative të Filipineve kundër Kinës?
2024-09-12 14:21:53

外交---[wàijiāo]---Diplomaci

Është folur shumë për të ashtuquajturin "ngacmim" prej Kinës mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore, por rrallë shqyrtohet konkretisht çfarë është ky "ngacmim" .

Foto nga VCG

Rojë bregdetare filipinase hyri ilegalisht në ujërat e gumës Renai të Kinës, nëntor 2023(Foto nga VCG)

Një media filipinase publikoi një notë diplomatike dërguar nga Kina Malajzisë për mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore, duke e titulluar atë "Malajzia provon shijen e ngacmimit të Kinës në Detin e Filipineve Perëndimore". Por në fakt, artikulli zbulon më shumë në lidhje me fushatën e dezinformimit të Filipineve kundër Kinës sesa mbi "ngacmimin" e supozuar.

Në notën diplomatike të 18 shkurtit të bërë publike, e cila i drejtohet ambasadës së Malajzisë në Pekin, Kina rithekson sovranitetin e saj territorial mbi ishujt Nansha dhe i kërkon Malajzisë të ndalojë kërkimin e naftës e gazit në këtë rajon.

Dokumenti, që është në formën standarde të komunikimit diplomatik, sigurisht nuk pasqyron një marrëdhënie ku "njëri ngacmon tjetrin". Në notën e saj, pala kineze deklaron se "i vlerëson lart marrëdhëniet Kinë-Malajzi" dhe se është e gatshme t'i trajtojë siç duhet dallimet me palën malajziane nëpërmjet dialogut dhe komunikimit.

Kur gazeta "Philippine Daily Inquirer" e botoi artikullin e saj më 29 gusht, ndoshta nuk e kishte parashikuar reagimin ndërkombëtar.

Në një kundërshtim të fortë ndaj retorikës për të ashtuquajturin "ngacmim", Ministria e Jashtme e Malajzisë publikoi një deklaratë më 4 shtator, duke shprehur "shqetësim të madh" për daljen e dokumentit diplomatik, të cilin e përshkroi si një komunikim zyrtar ndërmjet dy vendeve. Ministria kërkoi gjithashtu një hetim policor për daljen e notës. Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, më vonë e quajti Kinën "një mike e madhe", duke e zhbërë më tej mitin e "ngacmimit".

Titulli sensacional është tregues i përpjekjeve të vazhdueshme të Filipineve për të zhvilluar një luftë informacioni kundër Kinës. Kjo përfshin "nismën e transparencës", ku veprimet e Kinës për mbrojtjen e sovranitetit të vet territorial etiketohen si "taktika të zonës gri".

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo ka çuar në një seri grindjesh, dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për përplasjet në Detin e Kinës Jugore, të cilat kanë ndodhur më shpesh që kur presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr. mori detyrën. Vetëm në gusht, anijet kineze dhe filipinase thuhet se u përplasën në tre raste të veçanta në gumën Xianbin, ku anija më e madhe e Rojës Bregdetare të Filipineve ka synuar një prani gjysmë të përhershme për gati pesë muaj.

Si pjesë e "nismës së transparencës", Filipinet kanë dërguar gazetarë të shumtë, duke përfshirë korrespondentë të huaj, si Ivan Watson nga CNN, në anijet e saj të Rojës Bregdetare. Nuk mungojnë as titujt sensacionalë dhe shpesh të deformuar. Njoftime të shumta që godasin Kinën kanë shpërfillur faktin se, ashtu siç ka ndodhur me përplasjet në gumën Xianbin, janë shpesh Filipinet ato që nisin incidentet detare. Ndërsa Deti i Kinës Jugore shpesh quhet një nga rrugët ujore më të debatuara, njoftimi mediatik mbetet i përqendruar ndaj Kinës dhe nuk i njeh aktivitetet e shteteve të tjera në rajonin.

Disa organizata filipinase ndjekin gjithashtu në mënyrë të rrezikshme dezinformimin, taktikë që rrezikon të nxisë ethet nacionaliste brenda vendit. Në maj, një grup i vetëquajtur popullor me emrin "Atin Ito" deklaroi se kishte "anashkaluar me sukses bllokadën e Kinës" në një mision të furnizimit në ishullin kinez Huangyan. Ky pretendim u kundërshtua më vonë nga një burim informativ i afërt me çështjen, i cili vuri në dukje se, e penguar nga Roja Bregdetare e Kinës, autokolona e Filipineve u ndal gati 100 kilometra larg ishullit.

Foto nga VCG

Anija e rojës bregdetare filipinase BRP u përplas enkas kundrejt anijes kineze 5205 në ujërat e gumës Xianbin, 26 gusht 2024(Foto nga VCG)

Raportimi i çekuilibruar dhe armiqësia pa bazë kundër Kinës kanë çuar në mënyrë të pashmangshme në pështjellim, siç u shpreh deri diku kryeministri malajzian Anwar Ibrahim gjatë një interviste në qershor. Ai pyeti: "Pse ky fiksim dhe kjo prirje për t'i zmadhuar çështjet kufitare me Kinën, kur ne në Malajzi, ose Tajlanda, ose Brunei, ose Indonezia, kemi të gjithë probleme me fqinjët tanë?" Ai e quajti retorikën që e veçon Kinën si "të paqëndrueshme dhe të papranueshme".

"Kjo fushatë, e promovuar në mënyrë delikate dhe ndonjëherë haptazi nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, kërcënon ta copëtojë vendin tonë. Nëse nuk e trajtojmë këtë çështje menjëherë dhe në mënyrën e duhur, atëherë ajo do të shndërrohet në një fushatë të plotë urrejtjeje, jo vetëm kundër Kinës, por edhe kundër komunitetit kinezo-filipinas mes nesh”, tha ish-senatorja filipinase Nikki Coseteng në një intervistë të fundit. Teksa ndjenjat kundër Kinës janë në rritje në mesin e filipinasve, ajo i paralajmëroi Filipinet që të shmangnin nxitjen e një lufte të gjithanshme.

Foto nga VCG

Anija e rojës bregdetare kineze ndërmori masa kundër anijes filpinase që hyri ilegalisht në ujërat e ishullit Huangyan, dhjetor 2024(Foto nga VCG)

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning shprehu të hënën "tronditjen" e Kinës për daljen e notës dhe deklaroi se publikimi i lajmit është "i keqmotivuar". Ajo tha se Kina dhe Malajzia kanë mbajtur gjithmonë komunikim të ngushtë për zgjidhjen e dallimeve e të mosmarrëveshjeve, çka dëshmon se dialogu dhe konsultimet mbeten qëndrimi standard për trajtimin e çështjeve ndërkombëtare.