Banka e Shqipërisë: Prurjet nga remitancat, 268 milionë euro
2024-09-12 15:24:45

Emigrantët shqiptarë kanë sjellë më shumë para në vend në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve arritën në 268 milionë euro, duke shënuar një rritje me 35.8 milionë euro nga e njëjta periudhë e një viti më parë, shkruan  “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka e Shqipërisë vëren se janë rritur dërgesat jo vetëm në kanale formale, por edhe në formën e prurjeve në të parave fizike.

Italia dhe Greqia kryesojnë si vendet me prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në to. Më pas vijnë Anglia dhe  Gjermania.

BSH-ja vëren se nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesorë në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti. (Elona)