Për herë të parë, palestinezët zunë vendet e tyre midis 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takimin e parë të sesionit të 79-të të organit më të madh të Kombeve të Bashkuara, diplomatët palestinezë përfaqësuan “Shtetin e Palestinës” të ulur midis Sri Lankës dhe Sudanit, shkruan “ATSH”.
Foto nga VCG
Deri më tani, palestinezët kishin marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vetëm si vëzhgues të pozicionuar pas diplomatëve të vendeve anëtare.
Një rezolutë e miratuar nga organi në maj u dha palestinezëve të drejta dhe privilegje më të mëdha pjesëmarrjeje në Asamblenë e Përgjithshme, ku zhvillohen debate.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjithashtu u kryesua për herë të parë të martën nga presidenti i saj i ri Philemon Yang, ish-kryeministër i Kamerunit. Ai do të mbajë rol kryesisht ceremonial për një vit. Pas tij, gjermania Helga Schmid do të marrë postin. (Elona)