Kancelari gjerman përsërit thirrjen për një konferencë paqeje me Rusinë dhe Ukrainën
2024-09-12 15:20:55

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përsëriti thirrjen për një tjetër konferencë paqeje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke thirrur në tryezë edhe Rusinë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Tani është momenti, tani është koha kur ne duhet të kuptojmë se cilat opsione janë në dispozicion”,- tha Scholz në një fjalim para Parlamentit gjerman, citon “ATSH”.

“Ne kemi nevojë për një konferencë tjetër paqeje. Dhe Rusia duhet të ketë një vend në tryezë. Kjo është detyra që duhet të trajtojmë tani, për të nxjerrë në pah atë që është e mundur”,- tha Scholz.

Ai pranoi se disa votues gjermanë kundërshtojnë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe kanë mbështetur partitë që në mënyrë eksplicite kanë bërë fushatë kundër një mbështetjeje të tillë.

Por, Scholz theksoi se mbështetja e Ukrainës është gjëja e duhur.  (Elona)