Konflikti ruso-ukrainas (Foto RTSH)
Rusia ka bërë të ditur se do t'i konsiderojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj si palë në konfliktin në Ukrainë dhe se Moska zyrtare do të përdorë armë më të fuqishme nëse Perëndimi i lejon Ukrainës të përdorë armë me rreze të gjatë për sulme brenda territorit rus, bën të ditur “RTSH”.
Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Rusisë, Dhoma e Ulët e Parlamentit, tha se SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Britania po bëhen palë në konflikt.
“E gjithë kjo do të çojë në faktin se Rusia do të detyrohet të përgjigjet duke përdorur armë më të fuqishme dhe shkatërruese për të mbrojtur qytetarët e tij”,- tha Volodin.
Më herët, SHBA-ja ka lënë të kuptohet se mund të heqë kufizimet ndaj Ukrainës dhe të lejojë përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin rus. (Elona)