CFP
Të paktën 82 persona kanë humbur jetën në Vietnam pas kalimit të supertajfunit “Yagi” që goditi vendin, i cili ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë plagosur të paktën 752 persona, thanë të martën zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, shkruan “RTSH”.
Mijëra njerëz mbetën të bllokuar në çatitë e banesave në disa provinca veriore, ndërsa të tjerë postuan lutje për ndihmë në mediat sociale.
Tajfuni “Yagi”, stuhia më e fuqishme e Vietnamit në 30 vjet, ka shkaktuar dëme në të gjithë veriun e vendit, duke lënë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike.
Edhe pse tani është dobësuar, autoritetet kanë paralajmëruar se “Yagi” do të krijojë më shumë dëme ndërsa lëviz drejt perëndimit.
CFP
Stuhia, me erëra afro 150 km/orë, ka dëmtuar ura, ka shkatërruar çatitë e ndërtesave, ka dëmtuar fabrika dhe ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke lënë dhjetëra persona ende të zhdukur.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu për 401 komuna në 18 provincat veriore.(Elona)
CFP