Foto nga Xinhua
Kina është e gatshme të forcojë komunikimin strategjik me Rusinë dhe të pasurojë vazhdimisht lidhjet strategjike dypalëshe, tha Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, në një takim me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergei Shoigu, të martën në Shën Petersburg.
Gjatë takimit, Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, vuri në dukje se përballë ndryshimeve të paprecedentë në një shekull, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve Kinë-Rusi është në thelb meritë e udhëzimeve të krerëve të shteteve të dy vendeve.
Ndërkohë, Wang tha se Kina mbështet punën e Rusisë si kryetare e rradhës e BRICS. Ajo është e gatshme të bashkojë duart për të thelluar besimin dhe bashkëpunimin reciprok midis vendeve të BRICS, për të formësuar mekanizmin BRICS në një kanal të madh për fuqitë në zhvillim që ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, si edhe për një platformë të rëndësishme për solidaritetin dhe bashkëpunimin e "Jugut Global" dhe për të krijuar vazhdimisht paradigma të reja për bashkëpunimin "BRICS+".
Nga ana e tij, Shoigu u shpreh se shkëmbimet e nivelit të lartë ndërmjet Rusisë e Kinës dhe bashkëpunimet e frytshme në fusha të ndryshme, kanë nxjerrë në pah nivelin e lartë të bashkëpunimit strategjik Rusi-Kinë.
Gjatë takimit, të dyja palët shprehën përkushtimin e tyre për mbrojtjen dhe praktikimin e multilateralizmit të vërtetë. Pala ruse theksoi mbështetjen e saj për rolin e Kinës si kryesuese e rradhës e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke u përpjekur ta bëjë SCO-në më efikase, më pragmatike dhe më kohezive, si edhe të injektojë më shumë stabilitet në një botë të përfshirë në kaos.
Palët shkëmbyen mendime edhe për krizën në Ukrainë.
Shoigu shpjegoi qëndrimin e Rusisë për këtë çështje. Ai përshëndeti "konsensusin me gjashtë pika" të propozuar bashkërisht nga Kina dhe Brazili, duke thënë se Rusia është e kënaqur që sheh se konsensusi po njihet gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Wang tha se Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv dhe të drejtë për çështjen e Ukrainës. Kina do të vazhdojë të angazhohet për të rritur zërin e ekuilibrit, objektivitetit dhe racionalitetit në komunitetin ndërkombëtar, për të mbledhur më shumë konsensus ndërkombëtar dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për një armëpushim të hershëm dhe një zgjidhje politike të krizës.