Zjarr në Greqi, gusht 2024(Foto nga VCG)
Një verë e nxehtë përvëluese, nga qershori deri në gusht, rezultoi të jetë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë. Në përgjithësi, kjo verë boreale e vitit 2024 (pra duke marrë parasysh muajt qershor, korrik dhe gusht), mund të konsiderohet si vera më e nxehtë që ka mbajtur ndonjëherë. Kjo u konfirmua nga Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, shërbimi evropian i klimës. “Ky varg temperaturash rekord po rrit gjasat që viti 2024 të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar”, tha ajo. "Ngjarjet ekstreme të temperaturës që shihen këtë verë do të bëhen më intensive, me pasoja më shkatërruese për njerëzit dhe planetin, nëse nuk marrim masa urgjente për të reduktuar emetimet," paralajmëroi Burgess.
Të dhënat në detaje
Në veçanti, thanë ekspertët e Copernicus, gushti 2024 ishte gushti më i nxehtë në nivel global, në të njëjtin nivel me gushtin 2023, për shkak të një temperature mesatare të ajrit sipërfaqësor prej 16. 82 gradë, 0.71 gradë më e lartë se mesatarja e gushtit 1991-2020. Gushti i këtij viti gjithashtu regjistroi 1.51 gradë mbi nivelet para-industriale dhe është muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore në të cilën temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe i tejkaloi nivelet para-industriale me 1.5°C.
Zjarr në Shqipëri, gusht 2024(Foto nga VCG)
Temperatura mesatare globale
Jo vetëm kaq, sepse sërish sipas të dhënave të përpunuara nga Copernicus, temperatura mesatare globale e 12 muajve të fundit ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë në çdo periudhë 12 mujore, me 0.76 gradë më e lartë se mesatarja 1991-2020 dhe 1.64 gradë më e lartë se mesatarja para-industriale e viteve 1850-1900.
Në kontinentin evropian, temperatura mesatare për kontinentin për gushtin 2024 ishte 1.57 gradë më e ngrohtë se mesatarja e gushtit 1991-2020, duke e bërë muajin gushtin e dytë më të ngrohtë në rekord për Evropën pas gushtit 2022, i cili ishte 1.73 gradë, më e lartë se mesatarja.
Jashtë Evropës, temperaturat ishin më të larta se mesatarja në Antarktidën Lindore, Teksas, Meksikë, Kanada, Afrikën verilindore, Iran, Kinë, Japoni dhe Australi.
Temperaturat ishin nën mesataren në Rusinë e largët lindore dhe Alaskë, Shtetet e Bashkuara lindore, pjesë të Amerikës Jugore dhe Pakistan.
Çfarë pritet të ndodhë si pasojë e ndryshimeve klimaterike?
Thatësira në Itali, korrik 2024(Foto nga VCG)
Ndryshimet klimatike rrezikojnë të fshijnë progresin e bërë në fushën e shëndetit publik. Kjo është ajo që doli nga raporti i ri The Lancet Countdown in Europë 2024, një prej revistave shkencore më autoritative në botë, sipas të cilit Evropa Jugore pa një rritje prej 41% në numrin e ditëve me nxehtësi ekstreme.
Kriza klimatike është gjithashtu një krizë shëndetësore, sepse ndryshimet klimatike rrezikojnë të fshijnë progresin e arritur në fushën e shëndetit publik. Kjo është ajo që doli gjithashtu nga raporti i ri The Lancet Countdown in Europë 2024, i cili gjurmon progresin në shëndetin dhe ndryshimet klimatike në kontinent.
Gjatë raportit doli që gjatë një periudhe 30-vjeçare, nga viti 1990 deri në vitin 2022, pati një rritje prej 9% të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë. Një rritje që arrin në 11% në Evropën Jugore, duke përfshirë edhe vendin tonë.
Përgatiti: N. Kraja