Rreth 2.2 milionë persona në Rripin e Gazës, që ndodhet nën sulmet izraelite, kanë ende nevojë për ushqim urgjent dhe ndihmë jetike, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Njësisë së Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, citon “ATSH”.
Gazë(Foto nga VCG)
“Urdhrat e evakuimit të Izraelit penguan përpjekjet e WFP-së për të dërguar ndihma dhe se nevojat për ndihmë janë rritur. Në Gaza ka nevojë për armëpushim”,- thuhet në postimin e organizatës së OKB-së.
Në Raportin Global të Krizës së Ushqimit të përgatitur nga Rrjeti Global kundër Krizës Ushqimore, thuhej se Rripi i Gazës, që ndodhet nën sulmet izraelite, vazhdon të mbetet vendi që vuan krizën më të rëndë ushqimore në historinë e Raportit Global të Krizave Ushqimore.
Gazë(Foto nga VCG)
Raportuesi special i OKB-së për të Drejtën e Ushqimit, Michael Fakhri, akuzoi Izraelin se po zhvillon fushatë urie kundër palestinezëve në sulmet e tij në Rripin e Gazës. Sipas tij, që nga dhjetori 2023 palestinezët në Gaza përbëjnë 80 për qind të popullsisë botës që vuan nga uria në nivel katastrofik. (Elona)