57 objekte arsimore me standardet më të larta bashkëkohore kanë përfunduar deri tani në kuadër të programit “EU4Schools”, ndërsa 5 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi.
Në kuadër të këtij programi po ndërtohen shkolla në 11 bashki. Afro 20 mijë fëmijë mësojnë në mjedise moderne dhe gjithëpërfshirëse, falë investimeve të kryera në kuadër të “EU4Schools”, shkruan “ATSH”.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Europian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP/Albania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Ky program nuk synon vetëm të rindërtojë mbi 60 struktura arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e prekura me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 25.000 nxënës, fëmijë dhe mësues. (Elona)