Foto nga Xinhua
Kryeministri kinez Li Qiang mbërriti në Riad të martën, për të kryesuar Takimin e Katërt të Nivelit të Lartë të Komitetit të Përbashkët Kino-Saudit dhe për të vizituar Arabinë Saudite. Li tha se pret që Kina dhe Arabia Saudite të forcojnë më tej shtrirjen e strategjive të tyre të zhvillimit dhe t'i shtyjnë marrëdhëniet dypalëshe në nivel më të lartë përmes vizitës së tij.
Duke vënë në dukje miqësinë tradicionale të rrënjosur thellë midis Kinës dhe Arabisë Saudite, Li tha se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, gjatë 34 viteve, falë përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet Kinë-Arabia Saudite kanë arritur një zhvillim të shpejtë, duke dhënë rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik.
Në dhjetor 2022, Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në Samitin e Parë Kinë-Vendet Arabe, në Samitin e Parë të Këshillit të Bashkëpunimit Kinë-Gjir (GCC) dhe bëri një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite. Li tha se për më shumë se një vit, të dyja palët kanë zbatuar në mënyrë aktive rezultatet kryesore të samiteve, duke forcuar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik, duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke ruajtur komunikimin dhe koordinimin e ngushtë për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si edhe duke shtuar vazhdimisht përmbajtjet në marrëdhëniet e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Arabi Saudite.
Li tha se gjatë kësaj vizite do të ketë diskutime të thella me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin saudit Mohammed bin Salman Al Saud, për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, për të forcuar miqësinë dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.
Ai shprehu bindjen se vizita e tij do të zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin me përfitime reciproke në fusha të ndryshme, do të thellojë miqësinë mes dy popujve dhe do të nxisë një përparim më të madh në marrëdhëniet Kinë- Këshilli i Bashkëpunimit Kinë-Gjir dhe Kinë-Vendet Arabe.
Arabia Saudite është stacioni i parë i turneut të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, duke vazhduar më tej edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. (Çang Çuo)