Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock(Foto nga VCG)
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar ndaj vënies në rrezik të kompromisit në mbarë BE-në mbi politikën e azilit, duke miratuar kërkesat e opozitës konservatore në vend për të kthyer emigrantët në kufirin gjerman,shkruan “ATSH”.
Sipas saj, Europa ka nevojë për një sistem të përbashkët azili.
“Pas vitesh negociatash të vështira me BE-në, qeveria gjermane ka bërë gjithçka që mundet për të arritur në një sistem të përbashkët europian të azilit”,- theksoi Baerbock, duke iu referuar një marrëveshjeje për të riparuar Sistemin e Përbashkët Europian të Azilit (CEAS).
Kristiandemokratët e qendrës së djathtë (CDU) i kanë bërë thirrje Policisë Kufitare gjermane që të refuzojë hyrjen e emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Gjermani nga vendet fqinje të BE-së.
Por, Baerbock, anëtare e Të Gjelbërve, thotë se politika të tilla duhet të negociohen me vendet e tjera të BE-së dhe nuk mund të zbatohen në mënyrë të njëanshme nga Gjermania. (Elona)