Sulmi në Gaza (Foto Panorama)
Të paktën 40 persona janë vrarë në Gazën jugore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në një zonë të caktuar humanitare, njoftoi Autoriteti i Mbrojtjes Civile i drejtuar nga Hamasi, shkruan “Panorama”.
Ushtria izraelite bëri të ditur se avioni i saj sulmoi një qendër operacionale në Khan Younis që i përkiste luftëtarëve të Hamasit dhe se kishte marrë masa për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve.
Banorët vendas thanë se tre sulme kishin në shënjestër vendet që strehonin njerëz të zhvendosur në zonën humanitare të al-Mawasi, në perëndim të qytetit të Khan Younis, duke shkaktuar kratere të thella shtatë metra.
“Dyzet persona u vranë dhe mbi 60 të tjerëu plagosën, ndërsa shumë janë ende nën rrënoja”,- tha drejtori i operacioneve të Autoritetit të Mbrojtjes Civile të Hamasit.
Dëshmitarët okularë thanë se shpërthime të mëdha tronditën zonën e al-Mawasi pak pas mesnate dhe flakët mund të shiheshin që ngriheshin në qiell.(Elona)