Në Gaza viti shkollor fillon me klasat e mbyllura, shkollat janë kthyer në strehimore
2024-09-11 11:16:07
Fëmijë në Gaza (Foto RTSH)
Viti i ri shkollor në territoret palestineze filloi zyrtarisht të hënën e 9 shtatorit, por shkollat janë të mbyllura.
Ministria palestineze e Arsimit njoftoi se 90 për qind e shkollave janë shkatërruar ose dëmtuar nga sulmet e Izraelit në territor.
Agjencia e OKB-së për ndihmën palestineze, UNRWA, e cila drejton rreth gjysmën e shkollave të Gazës, i ka kthyer ato që kanë mbetur në strehimore emergjente për mijëra familje të zhvendosura, bën të ditur “RTSH”.
Përveç 625 mijë personave në moshë shkollore në Gazë, 58 mijë fëmijë duhej të ishin regjistruar për të filluar klasën e parë këtë vit. Pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të paktën një herë. (Elona)
Lajmet Kryesore