Hendeku gjinor i pagave (Foto Panorama)
Hendeku gjinor në rritje në arsimin universitar mund të rezultojë të jetë një nga tendencat më transformuese të kohës. Në vitet e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që përfundojnë studimet e larta në krahasim me djemtë. Megjithatë, sipas specialistëve, pavarësisht këtij suksesi në arsim, hendeku gjinor në paga mbetet i dukshëm, shkruan “Panorama”.
Gratë, edhe pse të arsimuara, vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, ku shpeshherë paguhen më pak se kolegët e tyre burra për të njëjtën punë ose detyra të ngjashme. Ky diskriminim shfaqet në forma të ndryshme, duke përfshirë zgjedhjen e profesionit, barrierat për avancim në karrierë, si dhe rolet tradicionale gjinore që shpesh detyrojnë gratë të marrin më shumë përgjegjësi në kujdesin familjar.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, 21.4% e mbi 25-vjeçareve kanë arsim të lartë, kundrejt 18.3% të djemve. (Elona)