Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dy projektligje të rëndësishme për ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’. Denaj u shpreh se këto dy projektligje sjellin jo vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por dhe do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e sektorit të pëshkimit dhe sigurisë ushqimore, çka do të sjellë rritje në ekonomtë familjare dhe atë të vendit.
“Konkretisht ne sot në Shqipëri kemi disaplikuar shumë produkte, të cilat shkojnë për sektorin e blegtorisë, në vaksinim dhe në kujdesin ndaj kafshëve. Ky ligj për një handikap ligjor të munguar më parë e mbulon plotësisht këtë vakum dhe siguron të gjithë zinxhirin e gjurmueshmërisë njëkohësisht, por dhe të vaksinimit të plotë në raport me produktet të cilat në farmacitë tona veterinare janë më lehtë për t’u gjurmuar dhe kuptuar për cilësinë e tyre. Ligji i peshkimit është shumë i rëndësishëm. Duhet të theksoj se qeveria ka punuar gjatë gjithë këtyre viteve për të fokusuar vëmendjen tek një potencial i padiskutueshëm ekonomik, që është produkti i ujërave tona, ato që ndodhin në det, por dhe ato të akuakulturës.”
foto: ATSH
Ministrja Denaj jep edhe shifra sa i takon eksporteve.
“Vitin e kulturës ne arritëm në një nivel eksportesh me gati 144 milionë euro, i shtuar me një vit më parë, dhe synojmë një produkt akoma më të mirë në vitet në vijim si rezultat i këtij ndryshimi ligjor, pse? Sepse shkojmë më në thellësi në detyra të hapura dhe sigurojmë nëpërmjet këtij ligji mundësinë e një certifikimi të më shumë anijeve. Sot flota ka 811 anije peshkimi dhe lehtësia e këtij ligji për të licencuar më shumë anije sikurse standardet ndërkombëtare e lejojnë, mundëson më shumë prodhim peshkor dhe përpunim në vendin shqiptar. Dua të theksoj njëkohësisht që vijmë dhe pas një aprovimi në Këshillin e Ministrave të ekonomisë blu që është një kredi 25 milionë euro e marrë nga qeveria italiane, për të gjithë infrastrukturën në tokë, që i shërben gjithë prodhimit peshkor në vend, janë 9 mole apo 9 porte të vogla, të cilat i shërbejnë peshkimit artizanal dhe kemi dy markata, në standardet ndërkombëtare ato të Sarandës dhe të Shkodrës, që i bashkëngjiten standardit ndërkombëtar që sot i shikojmë në Vlorë. Të gjitha këto janë super investime por absolutisht nuk mundet që të ndihmojnë ekonominë shqiptare pa një kuadër ligjor të cilin sot shpresojmë që në debatet dhe diskutimet në komisionin parlamentar të dalë dhe më i qartë dhe nëse ka nevojë për disa ndryshime ato të ndodhin.”- u shpreh Denaj.
Nga ky ligj pritet të përfitojnë mijëra veterinerë.
“Në ligjin për veterinarinë dua të theksoj që ka pasur një konsultim publik shumë aktiv, janë 15 kërkesa të bëra nga grupet e interesit nga urdhri i veterinarit i cili sigurisht ka qenë shumë aktiv dhe për funksionin që ka. Janë 1200 veteriner në Republikën e Shqipërisë që e përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rregullat e reja. Unë shpresoj që të jenë të qarta dhe për publikun dhe mbi të gjitha të garantojnë atë që kemi të gjithë objektiv kryesor sigurinë ushqimore.”
Denaj jep detaje edhe lidhur me rishpërndarjen e fondeve në fushën e bujqësisë.
foto: ATSH
“Kemi shtesë. Akti normativ më i fundit siguroi një shtesë financimi për skemën kombëtare dhe komponentin e investimeve. Absolutisht shumë e domosdoshme që këtu momenti për të ndaluar dhe promovuar këtë skemë vjen në bazë të aprovimit të këshillit të ministrave që ne sapo e kemi depozituar, ndoshta tani mjafton të themi që në tetor lançojmë këtë skemë kombëtare të investimeve për ndërtime të reja të serave, fermave blegtorale, mekanikë bujqësore, dhe sigurisht mbrojtjen ndaj breshrit që ka qenë një situatë e pazakontë për disa zona të Shqipërisë, verilindore në veçanti dhe që ka krijuar humbje. Kemi menduar që ta fusim edhe këtë si pjesë të investimit me grante, ku granti është 50%. Dhe këtë skemë investimi vijnë në ndihmë dhe të një vendimi të Këshillit të Ministrave që kemi bërë pak kohë më parë, atë të vendimit 83 që ndihmon zgjerimin e sipërfaqes së prodhimit në sera dhe në fermat blegtorale. “
Mbështetja do të vijojë edhe për peshkimin pa ndërprerje.
“Kjo e kompleton ciklin për të prodhuar më shumë me të njëjtin investim. Ne nuk kemi munguar në asnjë moment mbështetjen për peshkimin dhe do të vijojë. Ajo që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me peshkimin është skema kombëtare e subvencioneve të drejtpërdrejta. Aty ne vitin 2025 mendojmë një skemë më kompresave që do ti shërbeje në mënyrë të drejtpërdrejtë të angazhuarve në këtë sektor. Sot në ligjin që ne kalojmë bëhet fjalë për të ndërtuar një sistem të ri të infrastrukturës së flotës, e cila duhet të shkojë në detëra më të thella dhe kështu të ketë mundësi për të peshkuar më shumë dhe absolutisht pse jo në 2025 të ketë mundësi që dhe në skemën kombëtare të investimit, mbështetja për këto investime në mjete të jetë dhe më e shtuar.”
Ka nisur shpërndarja e fondeve edhe për fermerët.
“Ne kemi filluar shpërndarjen. Ju besoj e dini që ne lançuam skemën në fillim të këtij viti me disa komponentë. Komponenti më kryesor dhe më i rëndësishëm ishte ai i mbështetjes 100% të fermerëve të cilët janë brenda bashkimit të operatorëve dhe mbështetja për ta në masë 100% ka filluar të disbursohet. Sigurisht që të gjithë përfitojnë. Janë 71 000 fermerë aplikues. Ne jemi ende duke përfunduar gjithë vlerësimin se sa prej tyre i kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin në rregull, por besoj që në 69.000 do të jenë në parashikimin tonë përfitues. Është skemë me mbështetje më të madhe në numër por do të jetë dhe në vlerë, por shpërndarja siç e thashë pak më parë ka filluar nga ata që janë të bashkuar drejt bashkimit të operatorëve të cilët sot janë duke e përfituar atë në masën 100% dhe gradualisht deri në fund të vitit do shpërndahet e gjitha dhe skema për investimet që Akti Normativ na e mundësoi është një kompliment për të ndërtuar më shumë sipërfaqe të serrave dhe fermave blegtorale, por në standardet e Bashkimit Evropian.”, theksoi ministrja Denaj