< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Rama e Koçiu inspektojnë përgatitjet për nisjen e depistimit të skoliozës te fëmijët në shkolla
2024-09-11 15:05:22

Shkolla Mihal Grameno (Foto RTSH)

Shkolla Mihal Grameno (Foto RTSH)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kanë inspektuar përgatitjet për nisjen e depistimit të skoliozës te fëmijët 6-14 vjeç, në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë.

Kjo nismë starton krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, shikimit, e depistimit dentar me 200 kabinete të shpërndara në institucione të ndryshme arsimor, shkruan “RTSH”.

“Po punojmë me një program të ri kombëtar që do ta fillojmë. Aktualisht është depistimi i skoliozës për fëmijët e moshës shkollore, me diagnostikimin e hershëm të fëmijëve që kanë probleme me skoliozën nga moshat 6 deri në 14 vjeç. Sipas mjekëve, nëse kapet herët edhe mundësitë për t’u rikuperuar janë të shpejta”,- deklaroi ministrja Koçiu.

Në shkollat publike shqiptare janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, si dhe nxitur kulturën për një stil të shëndetshëm jetese.(Elona)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree