Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk sheh asnjë bazë për bisedimet e paqes me Ukrainën tani, duke hedhur poshtë sugjerimin që kancelari gjerman Olaf Scholz bëri gjatë një interviste, se paqja mund t’i japë fund konfliktit, shkruan “ATSH”.
“Për sa i përket zgjidhjes paqësore të konfliktit në Ukrainë, ende nuk janë shfaqur konturet e prekshme. Rusia ka dëgjuar oferta dhe deklarata për negociata nga liderë të ndryshëm europianë, por ende nuk është arritur në pikën e duhur”,- tha Peskov.
Të gjitha kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës deri më tani janë zbërthyer në dhënien e territorit nga Ukraina dhe gjithashtu duke i dhënë Rusisë një kontroll të madh edhe mbi pjesën tjetër të Ukrainës.
Udhëheqësit ukrainas i kanë përjashtuar kategorikisht këto lëshime, duke e cilësuar si kapitullim.
Foto nga VCG
Në javët e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për atë që ai e quan një “paqe të drejtë”. (Elona)