Apple
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka lënë në fuqi vendimin për gjobitjen me 2.4 miliardë euro të vendosur ndaj “Google” nga Komisioni Europian, si dhe gjobën 13 miliardë euro ndaj “Apple”, shkruan “Panorama”.
Gjoba ndaj “Google” buron nga një hetim antitrust i Komisionit Europian që përfundoi në vitin 2017. KE-ja vendosi se gjiganti i teknologjisë kishte favorizuar shërbimin e tij ndaj atyre të konkurrentëve të tij.
“Google” më pas apeloi vendimin në Gjykatën e Përgjithshme, gjykata e dytë më e lartë e BE-së, e cila gjithashtu la në fuqi gjobën.
Kompania apeloi sërish në gjykatën më të lartë të BE-së, Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian (ECJ), e cila e hodhi poshtë ankimimin.
Komisioni Europian gjithashtu fitoi betejën gjyqësore ndaj “Apple”, me gjigantin e teknologjisë amerikane që tani është urdhëruar të paguajë 13 miliardë euro taksa të prapambetura.(Elona)