Nisi viti i ri shkollor, rreth 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka
2024-09-10 11:16:38

Viti i ri shkollor (Foto Shqiptarja.com)

Viti i ri shkollor (Foto Shqiptarja.com)

Në Shqipëri nisi viti i ri shkollor 2024-2025. Janë rreth 350 mijë nxënës që u drejtohen klasave mësimore, me rreth 28 mijë prej të cilëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Bashkë me ta janë edhe 31 mijë mësues që do t’i shoqërojnë në rrugën e dijes.

Përgatitjet janë bërë nga të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar për të pritur nxënësit, shkruan “RTSH”.

Viti i ri shkollor do të nisë me 25 shkolla të reja, 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive.

Autoritetet kanë shpërndarë tekste falas për 238 mijë nxënës.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor për të garantuar sigurinë publike, nxënësit dhe personelin mësimor. (Fatosi)