INSTAT: Inflacioni në 2% në gusht, niveli më i ulët nga qershori 2021
2024-09-10 15:59:49

Ushqime (Foto Atsh)

Ushqime (Foto Atsh)

INSTAT publikoi të hënën indeksin e Çmimeve të Konsumit, ku vihet re ulja e inflacionit në 2% në muajin gusht, duke shënuar nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021, shkruan “ATSH”.

“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024 është 2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4%”,- bëhet e ditur në raportin e INSTAT-it.

Raporti tregon se vala e rritjes së çmimeve prej pandemisë së Covid-19 e më pas agresionit ruso-ukrainas është frenuar.

Çmimet në grupin “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje me 1.5%, “shëndeti” me 1.4%, “komunikimi” me 0.6%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet u rritën nga 3.1% në 5.5%. 

Ndërsa, çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 3.1%. (Fatosi)