18 viktima pas sulmeve ajrore izraelite në Siri
2024-09-10 15:56:21

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 18 persona në provincën Hama të Sirisë, njoftoi të hënën agjencia zyrtare siriane e lajmeve “SANA”, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raportimeve mediatike, rreth 43 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë gjashtë të cilët janë në gjendje të rëndë.

Sulmet shënjestruan një sërë objektesh ushtarake në Hama. Sistemet mbrojtëse të vendit kapën dhe rrëzuan disa prej tyre.

Edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011, ka njoftuar për 18 viktima.

Sipas Observatorit, avionët luftarakë izraelitë sulmuan objektiva pranë qytetit Hama, në Sirinë perëndimore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Izraeli ka bombarduar objektiva në Siri për të parandaluar Iranin dhe milicitë aleate të tij që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sulmet izraelite në Siri janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor. (Fatosi)