Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaroi se përfundimi i luftës gati njëvjeçare në Gaza është prioritet dhe u ka kërkuar vendeve të veprojnë rreth asaj që ai e quajti “mospërfillje të hapur” të Izraelit ndaj të drejtës ndërkombëtare në territoret e pushtuara palestineze, shkruan “ATSH”.
Gazë(Foto nga VCG)
“Përfundimi i luftë dhe shmangia e konfliktit rajonal është prioritet absolut dhe urgjent. Shtetet nuk duhet ta pranojnë mospërfilljen e hapur të të drejtës ndërkombëtare, përfshirë shkeljen e vendimeve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së dhe urdhrat nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në këtë ose në ndonjë situatë tjetër”- tha Turk, në një fjalim në hapjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Gati 50 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, qëkur Izraeli nisi fushatën ushtarake si kundërpërgjigje e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë. (Irma)