Muzeu “Marubi”, aktivitete që nxitin kreativitetin në trajtimin e materiali fotografik
2024-09-10 15:33:00
Marubi (Foto ATSh)
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” çdo fillim viti shkollor shënon dhe fillimin e një viti të ri të programit të edukimit të muzeut, me vizita, punëtori e aktivitete të tjera, shkruan “ATSH”.
Përmes tyre, ky institucion shfrytëzon koleksionin “Marubi” për stimulimin e kreativitetit në trajtimin e materialit fotografik, si një pikënisje për ndërtimin e historive të tjera.
“Marubi”, si edhe më parë, do të ketë një program që i drejtohet cikleve të ndryshme të edukimit, që nga parashkollorët tek universitarët.
Por, risia e këtij viti do të jenë një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të lirë për grupmosha të ndryshme për të cilat muzeu fton të gjithë artdashësit të bëhen pjesë e tyre. (Fatosi)
Lajmet Kryesore