Vriten 3 ushtarë izraelitë në vendkalimin e Bregut Perëndimor
2024-09-10 16:58:06

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Tre izraelitë u vranë në pikën kufitare midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, në një sulm që dukej të kishte lidhje me luftën në Gazë, thanë zyrtarët izraelitë, shkruan “RTSH”.

Sipas njoftimit të Ushtrisë, personi i armatosur iu afrua urës Allenby nga ana jordaneze me një kamion dhe hapi zjarr ndaj forcave izraelite të sigurisë, të cilët vranë më pas sulmuesin në një shkëmbim zjarri. Tre personat e vrarë ishin civilë izraelitë.

Jordania po heton ngjarjen, njoftoi agjencia e saj shtetërore e lajmeve “Petra”.  Autoritetet në Izrael dhe Jordani bënë të ditur se kalimi ishte i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa Izraeli më vonë njoftoi mbylljen e të dy kalimeve tokësore me Jordaninë.

“Kjo është një ditë e vështirë. Një terrorist vrau me gjakftohtësi tre nga civilët tanë në Urën Allenby. Në emër të qeverisë u dërgoj ngushëllimet e mia familjeve të viktimave”,- deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. (Fatosi)