Henk Overbeek, profesor i Universitetit Vrije të Amsterdamit/ foto nga CMG
Për qëndrimin e fundit të qeverisë holandeze mbi zgjerimin e kufizimeve ndaj eksportit të makinave litografike, një studiues holandez ka shprehur mendimin se ky vendim i Holandës u mor prej shtrëngimit nga ShBA-ja. Sipas tij, orvatjet e ShBA-së për mbrojtjen e hegjemonisë së vet ndërmjet frenimit të industrisë së teknologjisë të lartë të Kinës do të kthehen në bumerang.
Henk Overbeek, profesor i Universitetit Vrije të Amsterdamit, i tha gazetarit të Grupit Mediak të Kinës (CMG) se presioni kolosal i ushtruar nga ShBA-ja është faktori kryesor që qeveria holandeze zgjeroi kufizimet e eksportit të makinave litografike.
"Kjo politikë është zbatimi i urdhrit të ShBA-së, e cila i kërkon ASML (prodhuesi holandez i makinave litografike) të zbatojë kufizimet e eksportit. Edhe pse qeveria holandeze donte ta kundërshtonte, ajo është tepër e dobët dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është ta shndërrojë kërkesën e ShBA-së në politkën e vet," tha Overbeek. Ai shtoi se ShBA-ja shpreson ta pengojë përparimin e Kinës në fushën e teknologjisë së lartë dhe ky është shkaku thelbësor i kërkesës së ShBA-së për zgjerimin e kufizimeve të eksportit të makinave litografike.
foto nga CMG
"Më la përshtypje të thella fjala e kryeekzekutivit të ri të ASML-it. Ai tha se masat kufizuese të ShBA-së u morën nga motive ekonomike jo të sigurisë kombëtare dhe ajo orvatet të ngadalësojë përparimin e Kinës në fushën e teknologjisë së përparuar," u shpreh profesori Overbeek.
Por nga këndvështrimi afatgjatë, kjo masë e ShBA-së nuk mund ta frenojë zhvillimin e vrullshëm të Kinës në industrinë e teknologjisë së lartë, komentoi Overbeek, duke shpjeguar se këto masa kufizuese do të aktivizojnë vetëm vendosmërinë dhe besimin e ndërmarrjeve e institucioneve kërkimore të Kinës për kapërcimin e vështirësive në teknologjitë thelbësore dhe më në fund, do të dëmtojnë interesat e vet ndërmarrjeve perëndimore.
Ai tha se në fakt Kina ka pasur një zhvillim shumë të shpejtë në industrinë e mikroçipave dhe politka ekzistuese amerikane e evropiane për kufizimin e eksportit mbetet një strategji vetëdëmtuese. Kjo masë frenuese ndoshta është e efektshme brenda një kohe të shkurtër, sepse ndërmarrjet kineze kanë nevojë për njëfarë kohe për zhvillimin e pajisjeve zëvendësuese. Por nga këndvështrimi afatgjatë, Kina do të mbështetet edhe më pak te teknologjitë perëndimore se në të kaluarën. (Wang Lei/ Elona)
foto nga CMG