Mbi 4400 të rinj të regjistruar në arsimin profesional këtë vit shkollor
2024-09-10 15:58:42

Arsimi profesional (Foto Atsh)

Arsimi profesional (Foto Atsh)

Ministria shqiptare e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se deri tani 4450 të rinj kanë zgjedhur të nisin studimet në arsimin profesional këtë vit shkollor, njofton “ATSH”.

Në total janë 15 mijë të rinj që vijojnë studimet në shkollat profesionale.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional me mbi 2500 bursa studimi deri në 7320 lekë/muaj për të rinjtë.

Procesi i të mësuarit në shkollat e arsimit profesional është dinamik dhe praktik, duke i përgatitur studentët për sukses në botën reale.

Nëpërmjet një kombinimi të mësimdhënies në klasë, orëve praktike në shkollë dhe atyre në industri, nxënësit fitojnë përvojë të vlefshme dhe zhvillojnë një themel të fortë në fushat e tyre të zgjedhura. (Fatosi)