Tajfuni “Yagi” godet Vietnamin, 21 viktima dhe me qindra të plagosur
2024-09-10 15:51:44

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 229 të tjerë janë plagosur si pasojë e kalimit të tajfunit “Yagi” në Vietnamin verior, njofton “RTSH”.

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Yagi, Vietnam(Foto nga VCG)

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Yagi, Vietnam(Foto nga VCG)

Tajfuni “Yagi” konsiderohet si stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit me erëra deri në 203 km/orë, ndërsa në disa zona ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu.

Viktimat më të shumta janë regjistruara në provincën malore veriore Lao Cai, ku 17 persona humbën jetën pas rrëshqitjeve masive të dheut.

Ekipet e kërkim-shpëtimit shpëtuan 27 persona në det pasi shumë peshkatarë u raportuan të zhdukur.

Rreth 41 varka peshkimi janë midis anijeve të mbytura ose të humbura si pasojë e stuhisë.

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Yagi, Vietnam(Foto nga VCG)

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Yagi, Vietnam(Foto nga VCG)

Në qytetin port të Hai Phong pati disa zona ishin të përmbytura, ndërsa ndërprerjet e energjisë prekën pjesën më të madhe të qytetit.

Gati 50.000 njerëz janë evakuuar nga qytetet bregdetare në Vietnam dhe shkollat u mbyllën përkohësisht në 12 provinca veriore. (Fatosi)