Kancelari gjerman kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
2024-09-10 15:44:59

CFP

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz/CFP

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia, njofton “RTSH”.

“Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”,- tha Scholz në një intervistë televizive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

Në samitin e parë për paqe në Ukrainë, që u mbajt më 15-16 qershor në Zvicër, zyrtarë të lartë të mbi 90 shteteve bënë thirrje që integriteti territorial i Ukrainës të jetë themeli i çfarëdo marrëveshjeje për paqe për t’i dhënë fund konfliktit. Rusia nuk u ftua në atë samit, pasi e cilësoi si humbje kohe. (Fatosi)