Armëpushimi në Gaza, Borrell viziton Lindjen e Mesme
2024-09-10 17:00:51

Borrell (Foto Syri.net)

Borrell (Foto Syri.net)

Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka nisur një udhëtim shumëditor në Lindjen e Mesme për të bërë fushatë për një armëpushim, me ndalesa në Egjipt dhe Liban, por jo në Izrael, njofton “ATSH”.

“Në axhendën e Josep Borrell parashikohet takimi me presidentin egjiptian, Abdel-Fattah al-Sissi, në Kajro, vizita në pikën kufitare Rafah në Rripin e Gazës, si dhe një takim me ndërmjetës nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara”,- bëri të ditur Zyra e Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Borrell planifikon të takohet edhe  me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdel-Atty, dhe të marrë pjesë në një takim të Lidhjes Arabe.

Të mërkurën dhe të enjten, Borrell do të jetë në Liban, ku do të takohet me kryeministrin, Najib Mikati, kryetarin e Parlamentit, Nabih Berri dhe komandantin e Forcave të Armatosura libaneze, gjeneralin Joseph Aoun.

Ai do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit, Abdallah Bou Habib.

Borrell do të diskutojë me homologun e tij libanez mbështetjen e BE-së për rezistencën dhe stabilitetin e Libanit dhe rolin e Libanit në rajon.

Sipas deklaratës nuk është planifikuar një vizitë në Izrael. (Fatosi)