Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përjashtuar mundësinë e një votëbesimi në Parlament përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, njofton “ATSH”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz(Foto nga VCG)
Gjatë një interviste televizive, kancelari Scholz tha se qeveria e tij e koalicionit vazhdon të ketë shumicën në Bundestag dhe se ka ende punë për të bërë.
Scholz pranoi se peizazhi politik i thyer i Gjermanisë mund ta bëjë qeverisjen e vendit edhe më të vështirë, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal.
Kancelari gjerman mbrojti rekordin e qeverisë së tij në detyrë, pavarësisht se tre partitë pësuan regres historik në votimet e fundit në dy lande lindore.
Një temë kryesore në intervistë ishte mbështetja e qeverisë gjermane për Ukrainën, e cila po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje në Gjermaninë lindore. (Fatosi)