Gonzales (Foto Panorama)
Lideri i opozitës venezueliane, Edmundo González, është zotuar se do të vazhdojë të luftojë për demokracinë në vendin e tij, pasi iu dha azil në Spanjë.
González u largua nga Venezuela të shtunën, pasi u fsheh për javë të tëra në Ambasadën spanjolle në Karakas.
Në një mesazh audio, González tha se së shpejti do të vazhdojë luftën për të arritur lirinë dhe rimëkëmbjen e demokracisë në Venezuelë.
Largimi i 75-vjeçarit nga vendi pasoi trazirat në vazhdën e zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat presidenti Nicolás Maduro shpalli fitoren, diçka që u kundërshtua nga González dhe shumë pjesë të komunitetit ndërkombëtar.
Para se të largohej nga vendi ndaj tij u lëshua një urdhër arresti, pasi qeveria e akuzoi për konspiracion dhe falsifikim dokumentesh, ndër të tjera. (Fatosi)