Kryeministri Rama: Duhet të mbrojmë gjuhën shqipe
2024-09-10 15:57:17

Kryeministri Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Rama (Foto Atsh)

Kryeministri  Edi Rama ka deklaruar se qeveria po merr masa për të ruajtur gjuhën shqipe.

Duke folur nga një shkollë në Berat, me rastin e vitit të ri shkollor, kryeministri Rama tha se gjuha shqipe sot kërcënohet nga një armiqësi shumë e madhe. Sipas tij, bëhet fjalë për komunikimet e shpejta me shkurtime të pafundme dhe braktisja gjithmonë e më shumë e kulturës së lexuarit të librit dhe të shkruarit me dorë, shkruan “RTSH”.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet duke i kushtuar vëmendje të veçantë jo vetëm aftësive të mësimdhënies në aspektin e teknologjive dhe dixhitalizimit, por edhe në aspektin e gjuhës shqipe, për të pasur një rrjet mbrojtjes për gjuhën. (Fatosi)