Ministrja Balluku: Standarde europiane të eficiencës së energjisë në shkolla
2024-09-10 15:58:09
Shkollë (Foto ATSh)
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur të hënën se disa nga shkollat e vendit po rinovohen me parimin dhe standardet europiane të eficiencës energjetike, shkruan “ATSH”.
Balluku informoi se ministria që ajo drejton dhe Agjencia për Eficiencën e Energjisë kanë një plan të plotë për projekte të ngjashme në vazhdim.
Ministrja theksoi se plani synon garantimin e ambienteve mësimore optimale për fëmijët kudo në Shqipëri. (Fatosi)
Lajmet Kryesore