< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
7 ikona në proces restaurimi nga specialistët e Muzeut të Artit Mesjetar
2024-09-09 10:37:17

Muzeu i Artit Mesjetar restaurimi (Foto ATSH)

Muzeu i Artit Mesjetar restaurimi (Foto ATSH)

Specialistët e laboratorit të restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, me përkushtim shpëtojnë çdo ditë thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare, shkruan ATSH.

Në bazë të një marrëveshjeje mes Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik Tiranë, në kuadër të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave Arkeologjike, Lubonjë, Korçë”, specialistët janë duke u kujdesur për 7 ikona. Ikonat aktualisht janë në proces konsolidimi dhe restaurimi.

MKMA shpërndau në rrjetet sociale imazhe nga puna që po kryhet mbi ikonën “Shën Maria me Krishtin në fron”. Ikona i përket vitit 1814, me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.(Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree