Ana Kabashi flet për mungesën e saj gjatë sezonit të verës
2024-09-08 20:22:27

Ana Kabashi  (Foto nga instagrami)

Ana Kabashi  (Foto nga instagrami)

Këngëtarja  Ana Kabashi këtë vit ka qenë më pak e angazhuar me projekte muzikore. Për këtë gjë, ajo është pyetur nga ndjekësit e saj në internet, të cilët janë të shumtë në numër. Këngëtarja  ka  sqaruar në rrjetet sociale, duke treguar arsyet e mungesës së saj në skenë përgjatë kësaj kohe. Ajo gjithashtu ka bërë me dije se ka ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët e saj. Në rrjetet sociale Ana shkruan:  “Më keni pyetur shumë përse Ana nuk ka kënduar gjatë verës,apo përse nuk kam sjell projekte këtë verë? Nuk kam reaguar deri më tani. Të gjithë bashkëpunëtorët që i kam pasur i kam ndërprerë punët me ta sepse çdo gjë e ka një limit. E vërteta është që kam vendosur të dëgjoj veten edhe shpirtin tim, të dëgjoj zemrën time edhe ndjenjat e mia për muzikën që dua të sjell në publik. Kam plot projekte në studio, të cilat edhe pse nuk i kam publikuar, shumë shpejt do të vijnë. Më e rëndësishme prej të gjithave është që këto kohë  kanë qenë shumë të vështira për mua, ama larg rrjeteve sociale, jam mësuar të dua veten shumë më shumë edhe ta dëgjoj veten dhe askënd tjetër. Kam marrë shumë kohë për veten time, pa u stresuar, nëse kam një datë më pak ose më shumë me koncerte. Nganjëherë është mirë të marrësh një hap pas. Kaos në të gjitha anët, pa shpirt, pa ndjenjë, pa lezet…ashtu nuk e dua muzikën.” Këto janë fjalët e këngëtares Ana Kabashi, në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ajo tregon rikthimin me materiale të reja muzikore. Të premten  ajo publikoi audion e këngës “A ma fal” në rrjetin social Instagram.