Kryeministri hungarez i cilëson të domosdoshme takimet Putin-Zelensky
2024-09-08 15:17:11
Orban (Foto Rtsh)
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cilësoi si të domosdoshme takimet mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan “RTSH”.
Në fjalimin e tij në “Forumin Ambrosetti”, një konferencë ekonomike e zhvilluar në Cernobbio të Italisë, kryeministri hungarez deklaroi se armëpushimi duhej të ishte në vend të parë, përpara bisedimeve mbi një plan përfundimtar të paqes.
Orban, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së, paralajmëroi gjithashtu se emigracioni po minon gjithnjë e më shumë strukturën europiane.
“Italia dhe vendet e tjera me nivele të larta emigracioni kanë një problem serioz”,- tha Orban. (Irma)
Lajmet Kryesore