Zjarri në Gjermaninë veriore detyron evakuimin e qindra personave
2024-09-08 15:20:07

Zjarret ne Gjermani (Foto Rtsh)

Zjarret ne Gjermani (Foto Rtsh)

Rreth 500 persona u transferuan në vend të sigurt nga një mal në Gjermaninë veriore, për shkak të një zjarri në pyll, njoftoi një zëdhënës i distriktit Harz, ndërsa autoritetet vendore u angazhuan për vënien nën kontrolltë flakëve.

Turistët, alpinistët dhe atletët zbritën me autobus nga Brocken, maja më e lartë në vargun malor Harz, shkruan “RTSH”.

Zjarri u zbulua premten pasdite në Konigsberg. Shefi i qarkut Kai-Uwe Lohse fillimisht njoftoi për një zjarr që shtrihej rreth 300 metra.

“Deri të premten në mbrëmje, dy aeroplanë nga Saksonia e Ulët, një nga distrikti Harz dhe një helikopter u angazhuan në një përpjekje për të shuar zjarrin. Shumë vatra u bashkuan, duke krijuar një front më të madh, pavarësisht përpjekjeve të 150 zjarrfikësve në terren”,- tha zëdhënësi i distriktit.

Qyteti i Wernigerode dhe distrikti rajonal formuan një grup të përbashkët pune.

Rrjeti më i madh i hekurudhave Harz Narrow Gauge mbylli një rrugë për shkak të zjarrit pyjor, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme. (Irma)