SHBA-ja ofron paketë të re sigurie për Ukrainën
2024-09-08 17:14:37

Tanke (Foto Atsh)

Tanke (Foto Atsh)

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të miratojë një ndihmë shtesë sigurie prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë Takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të zhvilluar në bazën ushtarake Ramstein, në Gjermani, shkruan “RTSH”.

“Jemi në një moment të rëndësishëm dhe kemi dimrin para. Ne të gjithë duhet të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Presidenti Biden do të shpallë një paketë shtesë ndihme për Ukrainën”,- u shpreh ai.

Ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u bëri sërish thirrje aleatëve që të injorojnë vijat e kuqe të vendosura nga Rusia dhe ta lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore me rreze të gjatë për sulme në territorin rus.

Ai kërkoi armë shtesë dhe dërgimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore. (Irma)